Aksident me 9 të vrarë në minierën e qymyrit në Ukrainën Lindore
Nëntë persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një ashensori nëntokësor në një minierë qymyri në Ukrainën Lindore.
Autoritetet në rajon raportuan edhe për 19 minatorë të plagosur gjatë këtij aksidenti, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore.
Kablloja e çelikut që mbante ashensorin u prish në kohën kur punëtorët po zbrisnin në fund të një boshti të minierës, sipas shërbimeve të urgjencës në vend.
Ngjarja ndodhi në qytetin Voznessenovka në rajonin industrial Luhansk, ku separatistët pro-rusë po luftojnë me forcat qeveritare të Ukrainës që prej vitit 2014.
Për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen është hapur një hetim.
Aksidentet fatale janë të zakonshme në minierat e qymyrit në Ukrainën Lindore, të shkaktuara shpesh nga infrastruktura e shkatërruar ose ngaqë shkelen rregullat e sigurisë.
Në vitin 2019, një zjarr në një minierë në rajonin Luhansk vrau 17 njerëz, ndërsa një aksident tjetër u mori jetën 33 minatorëve në rajonin Donetsk, në vitin 2015.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta