COVID-19, humb jetën një 12-vjeçare në Belgjikë
Një 12-vjeçare ka humbur jetën nga coronavirusi në Belgjikë, sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore vendase, viktima më e re nga virusi në vend.
Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përditësimeve nga shërbimet shëndetësore belge.
“Është një moment shumë i vështirë emocional sepse bëhet fjalë për një të mitur, dhe ka tronditur gjithë komunitetin shkencor dhe mjekësor”, tha zëdhënësi Dr Emmanuel Andre.
“Familja dhe të afërmit e saj janë në mendimet tona. Është një ngjarje shumë e rrallë, por e cila na ka tronditur të gjithëve.”
Një tjetër zëdhënës konfirmoi se e mitura kishte pasur temperaturë prej disa ditësh dhe kishte testuar pozitive për coronavirus, por nuk janë dhënë detaje të tjera për të shkuarën e vajzës.
Deri më sot, personi më i ri në moshë që humb jetën nga COVID-19 në Belgjikë ishte një infermiere 30-vjeçare.
Javën e shkuar autoritetet franceze thanë se një 16-vjeçare kishte vdekur në një spital të Parisit. Vdekja e të resë, e njohur si Julie A. dhe për të cilën thuhej se ishte plotësisht e shëndetshme, ka shkaktuar reagime të forta në Francë.
Rastet e vdekjes së të rinjve për shkak të COVID-19 janë shumë të rralla. Autoritetet shëndetësore kanë thënë më parë se raste të ashpra të sëmundjes, edhe pasi kryesisht shfaqen tek moshat më të mëdha, mund të shfaqen edhe tek të rinjtë pavarësisht moshës së tyre.
Me 12,755 raste të konfirmuara, Belgjika është vendi i 10-të me numrin më të lartë të infektuarve në botë, sipas të dhënave të përpiluara nga Instituti John Hopkins.
Lexoni gjithashtu:
Një vajzë e shëndetshme 16-vjeçare ndërron jetë në Francë si pasojë e COVID-19
Tjetër rekord viktimash në Spanjë, Franca dhe SHBA u bashkohen vendeve me mbi 3000 të vdekur
Francë, besimtarët që shkaktuan përhapjen më të madhe në qytetin epiqendër të virusit
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta