Ndotja e ajrit vret më shumë se pirja e duhanit, thonë shkencëtarët

8 Shtator 2021 | 12:17

Ndotja e ajrit vret më shumë se HIV/AIDS, tuberkulozi dhe malaria së bashku, thotë raporti i fundit nga Indeksi i Jetës së Cilësisë së Ajrit (AQLI).

“Ndotja e grimcave të ajrit ka ndikim më shkatërrues në jetën e një njeriu sesa pirja e duhanit,” – thonë shkencëtarët.

Një qytetar i globit, sipas këtij raporti, humb 2.2 vite jetë nga nivelet e larta të ndotjes së ajrit. Nëse nuk meren masa për gjendjen kjo shifër mund të shkojë deri në 17 miliardë vite jetë të humbura në gjithë botën.

Sipas studiuesve problemi po përkeqësohet nga kriza klimatike me temperatura të larta që shkaktojnë zjarre e si pasojë rrisin dhe ndotjen e ajrit. Cikli i rrezikshëm i problematikës ka si hallkën më të keqe djegien e karburantit fosil, në veçanti qymyrin.

“Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh për shëndetin e banorëve të planetit, për vrullin e të cilit nuk janë të përgatitur,” – deklaroi Micheal Greenstone, një nga shkencëtarët që krijoi AQLI.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026