Ministri rus vdes në Arktik teksa tentoi t’i shpëtonte jetën një kameramani

8 Shtator 2021 | 15:26

Ministri rus i Emergjencave, Yevgeny Zinichev humbi jetën për të shpëtuar një operator të agjencisë së lajmeve RIA.

Ata ndodheshin në Arktik për të ndjekur nga afër një seancë stërvitjeje të forcave të emergjencave. Dyshohet se edhe operatori nuk mundi të mbijetonte.

55-vjeçari Zinichev drejtonte ministrinë e urgjencave që nga viti 2018.

“Zinichev vdiq tragjikisht gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare për të parandaluar situatat e krizës në Arktik, vdiq në përpjekje për t’i shpëtuar jetën e dikujt”, thuhej në deklaratën e ministrisë pa dhënë të tjera detaje.

Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit televiziv rus, shpjegoi në Tëitter atë çka ndodhi gjatë intervistës.

“Kishte disa dëshmitarë, askush as nuk kishte kohë të mendonte për atë që po ndodhte kur Zinichev u hodh në ujë për të shpëtuar personin që kish rënë dhe u përplas me një shkëmb”, rrëfeu ajo.

Para se të bëhej ministër, Zinichev ka mbajtur një sërë postesh, përfshirë zëvendësdrejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe ushtrues i detyrës së guvernatorit rajonal të Kaliningradit. Ai më parë ka shërbyer edhe si truprojë dhe ndihmës personal i presidentit Vladimir Putin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026