Teksasi ndalon abortin, Guvernatori shprehet se do të ‘eliminojë të gjithë përdhunuesit’
Guvernatori i Teksas, Greg Abbott, e ka mbrojtur ligin më të ri që sapo është miratuar në këtë shtet që tashmë kriminalizon ose ndalon me ligj të gjithë llojet e abortit, duke specifikuar se ne rastet e përdhunimit apo incestit, viktimat nuk do të detyrohen të sjellin në jetë fëmijën.
Abbott, një politikan republikan, shtoi gjithashtu se Teksas do të bënte ç ‘është e mundur për të “eliminuar të gjithë përdhunuesit nga rrugët e këtij shteti”.
Komentet e tij u bënë shkak për një numër kritikash të reja nga kundërshtarët e këtij ligji, që është vendimi më ekstrem që ka marrë një shtet amerikan në gjysmë shekulli në lidhje me çështjen e abortit.
“Komentet e tij janë konfuze pasi ato nuk e reflektojnë aspak realitetin e këtij ligji,” – u shpreh Amy Jones, CEO i qendrës emergjente të sulmeve të përdhunimet në Dallas, Teksas.
Sondazhe të kohëve të fundit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë zbuluar se shumica e përdhunimeve nuk raportohen në polici, përfshi një sondazh të vitit 2019, i cili zbuloi se vetëm rreth 1 në 3 viktima e raportonin një sulm të tillë.
Jones shtoi se pretendimet e Abbott për të “eliminuar të gjithë përdhunuesit nga Teksasi” janë vërtetë jorealiste, pasi po të ishte kaq e thjesht për tu bërë, diçka e tillë do të ishte arritur deri tani.
Ndërkohë, zyrtarët e lartë federalë në Teksas po vazhdojnë përpjekjet për të sfiduar ligjin e ri që sipas tyre shkel të drejtat themelore të njeriut.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE kritikon ndalimin e abortit në Poloni, i kujton vendeve anëtare të respektojnë të drejtat themelore
- 100 ditë nga vendimi që ndalon abortin në Poloni, gratë polake luftojnë ndërsa gjejnë mënyra alternative
- Varret e fetuseve të abortuara në Itali, nisin hetimet për përgjegjësit që vendosën emrat e nënave
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta