Shtrenjtohet çmimi i mishit, qumështit e kafesë, inflacioni arrin 2,4% në gusht

9 Shtator 2021 | 12:13

Një sërë produktesh të shportës ushqimore janë shtrenjtuar në muajin gusht. Kjo rritje çmimesh është parë te mishi, bulmetet, vezët dhe fruta-perimet.

Çmimi i mishit është rritur me rreth 50 lekë në market, ndërsa rritja është reflektuar edhe në restorante. Qumështi i ambalazhuar dhe nënproduktet e tij janë rritur me 10 lekë. Rimëkëmbja e ekonomisë nga pandemia ka sjellë këtë situatë, e cila konfirmohet edhe në statistikat e INSTAT, me inflacionin që arriti 2.4%, në nivelet më të larta që janari i vitit 2017. Në të dhënat e INSTAT, shihet se rritja e çmimeve në gusht ka prekur edhe grup-mallra të tjerë, që nga duhani, karburantet në transport, veshjet e deri tek mobiliet dhe pajisjet elektrike të shtëpisë.

Edhe një drekë në restorant apo kafja e përditshme sot është bërë më e shtrenjtë. Shtrenjtimi në tregjet ndërkombëtare ka detyruar menaxherët e lokaleve të rrisin me rreth 40% çmimin e kafesë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me miellin, duke sjellë në shtator rritje të çmimit të bukës ne disa furra, çka pritet të godasë xhepat e qytetarëve nëse nuk rishikohet vendimi për rritjen e pagave e pensioneve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026