Ish-presidenti afgan kërkon falje për ikjen nga vendi para mësymjes së talebanëve

9 Shtator 2021 | 12:25

Ish -presidenti afgan Ashraf Ghani i ka kërkuar sot falje qytetarëve të Afganistanit pasi u largua nga vendi për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pak para se talebanët të mësynin Kabulin.

Ghani u largua në momentet kur talebanët kishin marrë nën kontroll të gjitha krahinat e vendit.

“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime,” u shpreh 72-vjecari, duke shtuar se i vinte keq që “nuk mundi të bënte diçka ndryshe”.

Ghani nënvizoi se nuk kishte ndërmend të braktiste njerëzit e tij, por “kjo ishte mënyra e vetme që të shmangte dhunën dhe luftën civile të ngjashme me atë të viteve 90-të”.

“Ndiej keqardhje të thellë që kapitulli im përfundoi në tragjedi të ngjashme me paraardhësit e mi,” – tha 72-vjeçari teksa nënvizoi se gjatë dy dekadave të fundit kishte bërë të pamundurën për t’i garantuar Afganistanit një sistem demokratik dhe të pavarur.

Gjatë deklaratës të bërë përmes një video-komunikimi në Facebook, ish-Presidenti mohoi akuzat se kishte udhëtuar në Emirate me rreth 169 milionë dollarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026