Londra dhe Parisi përplasen për lëvizjen e emigrantëve në Kanalin Britanik

9 Shtator 2021 | 14:30

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, po përgatitet të kthejë mbrapsht anije të vogla që transportojnë emigrantë në Kanal britanik. Vendimi është marrë pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet franceze se ata mund të rrezikojnë jetën.

Prej dy vitesh stafi i Forcës Kufitare po trajnohet për të përdorur taktikat e “kthimit” në det. Kjo do të lejojë oficerët britanikë të detyrojnë anije të vogla të kthehen përsëri në ujërat franceze.

Është ende e paqartë nëse propozimet do të përfshijnë kthimin e emigrantëve në brigjet franceze.

Propozimet janë refuzuar nga qeveria franceze. Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, deklaroi se “ruajtja e jetës njerëzore në det ka përparësi mbi konsideratat e kombësisë, statusit dhe politikës migratore”.

Darmanin njoftoi se autoritetet franceze ranë dakord me Mbretërinë e Bashkuar për të “dyfishuar numrin e personelit të vendosur në bregun e Kanalit Britanik” dhe ishte ofruar përdorimi i një avioni britanik për të monitoruar bregdetin.

Ministri francez gjithashtu hodhi poshtë një sugjerim nga Mbretëria e Bashkuar për të formuar një forcë të vetme për të ndaluar kontrabandistët e njerëzve të përdorin varka. Një numër rekord prej 13.500 emigrantësh kanë kaluar Kanalin me anije të vogla këtë vit, përfshirë 1.000 të tillë në dy ditët e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026