Transportimi i rinocerontëve me helikopter fiton çmimin Ig Nobel
Një ekip studiuesish fituan çmimin Ig Nobel pas një eksperimenti ku rinocerontët vareshin në helikopterë dhe transportoheshin në habitate më të përshtatshme.
Rinoceronti i zi është në rrezik të madh, për shkak të kërkesës së konsiderueshme për bririn e tij. Aktivistët u përpoqën t’i mbrojnë më mirë, duke përdorur metodën e transportit “me kokë poshtë”.
Duke qenë se transportimi i krijesave të mëdha mund të jetë manovër e ndërlikuar, rinocerontëve duhet t’u injektohet një qetësues. Kjo i lejon ato të ngrihen në ajër me kokë poshtë dhe me këmbët lidhur në një helikopter, gjë që kursen kohë dhe mendohet të jetë më e mirë për kafshët, sipas WWF (World Wide Fund for Nature).
Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se rinocerontët “kënaqen” kur janë në qiell, një hap pozitiv ky edhe për ruajtjen e specieve. Rezultatet e studimit të Cornell University në Neë York, SHBA u botuan në Journal of Wildlife Diseases.
Çmimi Ig Nobel, një çmim i cili jepet për të nxjerrë në pah arritje të pazakonta të kërkimeve shkencore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Transporti “kokë poshtë” me helikopterë, vendimtar për të shpëtuar rinocerontët
- “Shkrepni foto, jo armë”, aktivistët bëjnë thirrje për mbrojtjen e botës së egër
- Çfarë i mungon ligjit të ri për mirëqenien e kafshëve?
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet