Kreu i OKB thotë se duhet më shumë unitet mes vendeve për të luftuar terrorizmin

11 Shtator 2021 | 12:06

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta nga të gjitha vendet në përballjen me terrorizmin.

Numri një i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se është shumë i shqetësuar nga kërcënimet terroriste dhe theksoi se në luftën kundër këtij fenomeni ka dy probleme madhore.

“Një prej tyre është përsëritja e skenarit në rajonin Sahel të Afrikës. Sot nuk kemi një mekanizëm efikas kundër terrorizmit në këtë rajon, ndaj terroristët kanë fituar terren”, tha kreu i OKB.

Për më tepër, ka vijuar Guterres, edhe kur organizatat e vogla terroriste godasin, ushtritë e shumë vendeve mund të mos jenë gati t’i përgjigjen këtyre sulmeve.

“Jam shumë i shqetësuar për terrorizmin, jam i shqetësuar se shumë vende nuk janë të përgatitura për ta luftuar. Na duhet një solidaritet shumë më i fuqishëm mes vendeve për ta fituar këtë luftë”, u shpreh Guterres.

Guterres e bëri deklaratën e tij në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së, pas shqetësimeve të ngritura nga Këshilli i Sigurisë mbi kërcënimin terrorist, dy dekada pas sulmeve të 11 shtatorit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026