‘Amal’ në Vatikan, papa Françesku takohet me kukullën gjigande
‘Amal’, një kukull gjigante, 3.5 metra, e një vajze të re refugjate siriane, është mirëpritur në Vatikan.
Kukulla po udhëton nëpër Europë nga Turqia në Britani si pjesë e një përpjekjeje për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e fëmijëve refugjatë të pashoqëruar. Kukulla përshkruan një vajzë refugjate nëntë vjeçare duke ecur nëpër Evropë në kërkim të sigurisë dhe nënës së saj, e cila u nis në kërkim të ushqimit dhe nuk u kthye më.
Papa Françesku u takua me ‘Amal’ në oborrin e Shën Damaso, pasi u ndoq nga dhjetëra fëmijë të famullive të Romës të cilët e mirëpritën në sheshin e Shën Pjetrit.
Kukulla gjigande e filloi udhëtimin e saj të gjatë më 27 korrik në Gaziantep, Turqi, pranë kufirit sirian. Pas ndalimit të saj në Vatikan, ajo do të vazhdojë udhëtimin në Gjermani, Belgjikë, Francë dhe më në fund në Mbretërinë e Bashkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta