Protesta kundër vaksinimit në Greqi dhe Francë, qytetarët përplasen me policinë
Me qindra protestues grekë në Selanik janë përplasur me policinë, të vendosur për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar. Forcat policore përdorën gazlotsjellës dhe ujë për të shpërndarë demonstruesit.
Autoritetet thanë se rreth 2.500 protestues hodhën flakadanë në drejtim të policisë dhe ata u bllokuan që të shkonin në një panair tregtar ku kryeministri Kyriakos Mitsotakis po mbante fjalimin vjetor mbi politikat ekonomike.
“Ne kemi ardhur këtu për t’i dhënë një mesazh qeverisë, ne nuk do të ndalojmë luftën tonë. Ata po tallen me ndryshimet për një një ligj të ri të punës, do të rezistojmë dhe do të vazhdojmë luftën tonë deri në fund”, u shpreh një protestues.
Protestat kundër vaksinimeve COVID-19 në shtetin fqinj filluan në korrik pasi qeveria njoftoi vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të azileve. Rreth 5.7 milionë grekë, ose 55% e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe 59% kanë marrë një dozë.
Për të nëntën fundjavë me radhë protestuesit marshuan edhe në Paris duke kundërshtuar përdorimin e certifikatave të detyrueshme covid. Mijëra qytetarë u bashkuan në marshimin, të organizuar nga udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë Florian Philippot, duke brohoritur “Liri” dhe “Macron, ne nuk duam pasaportën tuaj”. Disa protestues shprehën shqetësime mbi vaksinat dhe kundërshtuan vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç.
“Vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12-vjeçare më shqetëson, sepse nuk i dimë pasojat e vaksinës, nuk është një vaksinë, është një injeksion. Nuk njohim pasojat afatgjata, disa studime tregojnë për disa pasoja tek të rriturit, por nuk i dimë efektet tek fëmijët”, tha një tjetër protestues.
Protesta të dhunshme pati edhe në Toulouse të Francës. Demonstruesit po ecnin përgjatë një rruge me pankarta në duar ku shprehnin kundërshtinë e tyre ndaj pasaportave covid, kur papritur u sulmuan nga një grup i paidentifikuar.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit që përplaseshin mes tyre.
Që nga fillimi i gushtit, qytetarëve në Francë u është kërkuar të paraqesin kartën e shëndetit në mënyrë që të shkojnë në kinema, restorante, palestra ose muze.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta