A po aplikohen certifikatat e COVID? Në disa shtete udhëtarët shprehen se nuk u është kërkuar

8 Korrik 2021 | 09:37

Nga 1 korriku shtetasit e vendeve anëtare të BE janë më të lirë për të udhëtuar duke u pajisur edhe me një certifikatë digjitale anti-COVID.

Sikundër në çdo shtet të Unionit, edhe në Hungari qytetarët mund të shkarkojnë aplikacionin për të vërtetuar se janë të sigurt nga virusi. Për hungarezët që udhëtojnë në Sllovakinë fqinje, karta e imunitetit është e mjaftueshme për momentin dhe nuk ka asnjë problem të marrësh versionin digjital të certifikatës, shprehet Zoltán Szádóczki, i cili udhëton rregullisht.

“Është vetëm një plus, kështu që nëse dikush do të më shqetësojë, unë thjesht mund të marr telefonin dhe e kam provën. Dhe atëherë nuk ka asnjë problem, bëhen kontrolle dhe  gjithçka është në rregull”, shprehet Zoltan.

Nëse arrini në Hungari nga Sllovakia, nuk ka kontrolle fare, dhe kjo ndodh thuajse në të gjithë kufijtë e shteteve fqinje. Christian, një shtetas rumun, mbërriti në Hungari me familjen e tij me avion nga Italia.

Sipas tij, atyre nuk u është kërkuar asnjë provë e imunizimit gjatë hyrjes.

“Unë kam testin COVID, por askush nuk më pyeti për këtë. As kur shkova në Itali, sepse isha në Itali dhe tani kthehem, dhe askush nuk më pyeti për pasaportën COVID”, thotë Christian.

Euronews u interesua tek Stacioni i Policisë Kombëtare në lidhje me kontrollin e pasaportave digjitale të BE-së për COVID, por ata nuk pranuan të komentojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026