A është akoma tabu virgjëria 

2 Shkurt 2023 | 09:02

Virgjëria është një temë e shumë diskutuar dhe debatet lidhur me të nuk marrin fund asnjëherë. Sidomos në Kosovë, Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut, akoma vajzat përgëzohen për ruajtjen e virgjërisë së tyre si diçka shumë e shenjtë dhe si një privilegj i bashkëshortit të ardhshëm.

Edhe se pse themi se jemi emancipuar, përsëri, sidomos për meshkujt virgjëria është shumë e rëndësishme në momentin që ai mendon seriozisht që të lidhë jetën me një vajzë.

Pak ditë më parë në profilin e Instagramit të pink.movement (organizatë jo fitimprurëse, për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave në shoqëri) është publikuar një video ku tregohet një çarçaf i njollosur me simbolikën e virgjërisë, aty duken që grup grash që gëzojnë e festojnë për nusen e virgjër që ka hyrë në familjen e tyre.

Kjo video ka pasur një sërë komentesh, dhe thuajse të gjitha janë kritike dhe bien dakord se është një fenomen i përhapur dhe e ul figurën e vajzave dhe i nënshtron ato akoma më shumë edhe pse jemi në vitin 2023.

“Na hapen barkun me këto idiotësi, këto janë shkaktaret kryesore pse akoma vriten femra nga meshkujt dhe sot”

“Mendo qe 60-70% e femrave s’kanë gjakderdhje herën e parë, kushedi i kthejnë tek familjet e veta, sinqerisht është për të ardhur keq, injoranca s’ka fund”

Të jesh e virgjër në këtë kohë është turp dhe s’je pjesë e kësaj shoqërie. Nuk e mbroj aspak gjestin që kanë bërë këto në video sepse privatësia është e shenjtë. Sido që të jesh, je për veten tënde dhe jo për të tjerët. Ajo që nuk e kuptoj është se si arritëm në këtë gjendje që ulim vlerat e atyre vajzave që e ruajnë veten e tyre”- thuhet në komente.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026