A është Belgjika narko-shtet? Autoritetet fusin në skaner portin e Antverpit
Porta hyrëse e kokainës në Evropë. Kështu quhet porti i Antverpit në Belgjikë. Duke qenë porti i dytë më i madh i Evropës, miliona kontejnerë kalojnë çdo vit përmes tij.
Por me një lëvizje kaq të lartë ekonomike vjen edhe një shkallë e lartë krimi i organizuar. Në këtë qendër inspektimi doganore, qindra kamionë skanohen me rreze X për mallra ilegale, kryesisht drogë.
Në vitet e fundit, Belgjika ka regjistruar një rritje të ndjeshme të krimeve të lidhura me drogën, kryesisht të asaj që vjen nga porti.
“Në 5 vitet e fundit kemi thyer rekorde këtu në Antverp. Vitin e kaluar këtu u sekuestruan 89 tonë kokainë. Ishte një vit i rëndësishëm, por sërish shifrat vazhdojnë të rriten”, thotë Florence Angelici, zëdhënëse e Shërbimit Financiar Federal të Belgjikës.
Për çdo ton kokainë të sekuestruar në port, 9 të tjerë u shpëtojnë kontrolleve. Qeveria belge e ka marrë luftën ndaj krimit seriozisht.
“Aktualisht po punësojmë 100 agjentë të rinj doganorë dhe po ndërtojmë pajisje të reja skanimi direkt në terminal, me qëllim skanimin e të gjithë kontejnerëve të dyshuar”, shprehet Angelici.
Kriminaliteti ka regjistruar një rritje dramatike të dhunës mes bandave. vetëm muajin e kaluar, ministri belg i Drejtësisë i shpëtoi një komploti për rrëmbimin e tij, organizuar nga banda holandeze.
Ai e cilësoi rastin si “narko-terrorizëm”. Edhe të tjerë e quajnë Belgjikën një narko-shtet. Por a justifikohet kjo.
“Nuk ka arsye për ta quajtur Belgjikën një ‘narko-shtet’. Dallimet me narko-shtetet reale, si Meksika për shembull, janë të mëdha. Në Belgjikë dhe Holandë, administrata publike është në duar të sigurta, ndaj dhe ka fare pak raste të zyrtarëve civilë që janë korruptuar nga organizatat kriminale”, thotë Letizia Paoli, eksperte e krimit të organizuar.
Ekspertja thotë gjithashtu se konfiskimet e kokainës të bëra vitin e kaluar në portin e Antverpit thuajse u barazuan me sasinë e kokainës së konsumuar në BE dhe sërish çmimet nuk u rritën.
Madje, në disa raste çmimi i kokainës ka zbritur, gjë që tregon se furnizimi me drogë vazhdon.
LEXONI GJITHASHTU:
- Historia e killerit shqiptar: Si i jep urdhërat për vrasje nga Belgjika
- E drejta për të vdekur, Belgjika shënon 20 vjet nga lejimi i eutanazisë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta