A mund ta parandalojë gripin dhe COVID-19 kjo orë inteligjente?
Duke i infektuar njerëzit qëllimisht me grip dhe viruset e të ftohtit, shkencëtarët kanë avancuar studimet rreth monitoruesëve të shëndetit që mund të vishen si aksesorë, të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive.
Kapja e viruseve në kohë: Duhen rreth 2 ditë pasi dikush të jetë ekspozuar ndaj virusit të gripit që të nisë zhvillimi i simptomave. Për viruset gripale periudha e inkubimit mund të zgjasë 1-3 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, personi i infektuar ndjehet mirë dhe mund të shkojë në punë, shkollë apo edhe vende të tjera ku ai e shpërndanë virusin tek të tjerët. Ndaj, mundësia për ta identifikuar infeksionin para shfaqjes së simptomave – duke mbajtur një orë monitoruese – mund ta përmirësojë situatën në mënyra të paimagjinuara më parë.
Monitoruesët e shëndetit mund t’i paralajmërojnë njerëzit që janë të sëmurë para se ata të nisin të ndjehen keq.
Ideja: Duke parë të dhënat biometrike që mblidhen nga Fitbits – orët inteligjente dhe të tjera pajisje që mund të mbahen si aksesorë – shkencëtarët kanë mundësi të shohin ndryshimet që ndodhin kur një person infektohet, para se ai të tregojë simptoma.
Shenjat e hershme mund jo vetëm të parandalojnë përhapjen e viruseve por ato mund edhe t’i ndihmojnë personat e prekur, t’i kapin në kohë sëmundjet si dhe t’i trajtojnë ato në mënyrë më efektive.
Studimi: Për eksperimentin, shkencëtarët studiuan 50 pjesëmarrës që mbajtën veshur orët e kompanisë Empatica në bashkëpunim me MIT (Institutin e Teknologjisë së Massachusets).
Këto orë mbledhin të dhëna si pulsi i zemrës, temperatura e lëkurës, lëvizjet e trupit etj.
Përfundimet: Algoritmi kompjuterik mund të parashikojë shkallën e infeksionit deri në 24 orë para shfaqjes së simptomave. Ai gjithashtu i përdor informacionet e mbledhura nga ora për të parashikuar nëse një person ka apo jo grip me një përpikëri prej 92%.
Produkti është ende në fazën eksperimentale por shkencëtarët e kanë provuar tashmë teorinë se monitorët e shëndetit në formën e aksesorit si p.sh. orët mund t’i parashikojnë me saktësi infeksionet dhe shkallën e ashpërsisë së tyre, para se të shfaqen simptomat – gjë që sugjeron se këto pajisje mundet një ditë ta ndihmojnë njerëzimin të parandalojë përhapjen e sëmundjeve infektive si gripi apo edhe COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta