“Abdikimi” i Trump, Presidenti harron emergjencën e COVID dhe u fshihet kamerave

13 Nëntor 2020 | 07:29

Presidenti Donald Trump kishte parashikuar thuajse në çdo takim elektoral se media nuk do të fliste më për pandeminë e koronavirusit pas ditës së zgjedhjeve. Por, me sa ka rezultuar, askush nuk po e injoron përkeqësimin e tragjedisë së COVID-19 më shumë se vetë presidenti në detyrë.

Në vend që të veprojë në një kohë kur vendi po zhytet edhe më thellë në krizën më të rëndë të brendshme që prej Luftës II Botërore, Trump është fshehur në Shtëpinë e Bardhë, duke shmangur kamerat që prej ditës kur deklaroi se votat ishin vjedhur nga rivali i tij demokrat, Joe Biden.

Ai po e kalon kohën me këshilltarët e tij, duke mos hartuar një strategji për të zbutur impaktin e emergjencës shëndetësore, por duke kërkuar një shteg për të fituar një proces zgjedhor tashmë të humbur.

Gjithashtu, ai gjeti kohën për të spastruar lidershipin e Pentagonit dhe kur i kanë mbetur pak takime në agjendë e shpenzon kohën duke ndjekur lajmet dhe duke postuar mesazhe në Twitter për vjedhje të votave.

Postimi i fundit erdhi pasi mediat i atribuuan atij fitoren në shtetin e Alaskës. I frymëzuar, Trump pret edhe fundin e numërimit në Karolinën e Veriut, ndërsa shprehet i bindur për fitore edhe në shtetin e Xhorxhias, pasi të jetë kryer rinumërimi.

Nga ana tjetër, presidenti i zgjedhur Joe Biden vazhdon përgatitjet për të marrë detyrën.

Ai po u telefonon vazhdimisht liderëve të huaj, duke u dhënë garancinë se Amerika do t’i rikthehet rolit të saj në arenën ndërkombëtare, si dhe ka emëruar shefin e stafit të tij, Ron Klain, një politikan karriere emërimi i të cilit është mirëpritur në qarqet demokrate.

 

Lexoni gjithashtu: 

SHBA, demokratët thirrje republikanëve: Mjaft me shfaqje qesharake, respektoni vullnetin e popullit

Ron Klain zgjidhet shef i kabinetit të Biden, koordinator gjatë krizës shëndetësore të Ebolës

Zgjedhjet në SHBA, mbikëqyrësit ndërkombëtar përjashtojnë manipulimin e votave

SHBA ende pa një fitues zyrtar, Trump vijon betejën ligjore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026