Abuzim me të dhënat, në Itali nisin hetimet për procedurat e varrosjes së fetuseve
Varreza e fetuseve është një varrezë ku emrat në kryqe u përkasin njerëzve që janë ende gjallë.
Të gjitha janë emra grash që nuk morën përsipër situatën me të cilën përballeshin kur zgjodhën të kryenin një abort në tremujorin e dytë.
Ato pretendojnë se nuk ishin të vetëdijshme se duke mos deklaruar këtë veprim do të ishin përgjegjëse për varrosjen e fetusve, çka nënkupton se emrat e tyre do të shkruheshin në kryq.
Kjo është një praktikë e cila mund të ketë nisur para 10 vitesh por vetëm në ditët e sotme merr vëmendje.
“Diferenca donna” është pjesë e një rrjeti të OJQ-ve evropiane që promovojnë të drejtat e grave. Ajo po u jep një zë kërkesave të tyre dhe në vetëm disa ditë kanë mbledhur rreth 100 histori të ngjashme.
Ato kanë filluar veprime ligjore në emër të grave të përfshira në raste, ku pretendojnë se kurrë nuk u është kërkuar që të japin pëlqimin e tyre për të përdorur emrat e tyre në kryqe.
“Të gjitha këto gra na thanë që nuk ndiheshin të respektuara. Ato thanë se ndienin që liritë dhe të drejtat e tyre ishin shkelur. Në veçanti liria e zgjedhjes dhe mendimit por edhe liria fetare. Disa nga gratë që na telefonuan thanë se janë ateiste ose u përkasin besimeve të tjera fetare”,- u shpreh presidentja e “Differenza Donna”, Elisa Ercoli.
Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim mbi pretendimin e shkeljes së të dhënave personale dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut për të gjetur se kush është përgjegjës.
Giovanna Scassellati që është dhe drejtoresha e repartit të abortit në spitalin San Camillo në Romë, shprehet se stafi që punon në këtë spital nuk është përgjegjës për varrosjet.
“Kur pacientët mbërrijnë këtu, ne u kërkojmë të nënshkruajnë disa letra, përfshirë një dokument në lidhje me varrosjen e fetusit. Por ne jemi pjesë e stafit mjekësor të spitalit, nuk merremi me procesin e varrimeve, është kompania e mbledhjes së mbeturinave që kujdeset për atë aspekt. Ne jemi përgjegjës vetëm për procedurën mjekësore”,- u shpreh Scassellati.
Kompania e mbledhjes së mbeturinave të kryeqytetit, publikoi një deklaratë në të cilën thotë se deri më tani ka respektuar ligjin, duke ndjekur urdhrat e spitaleve për të vazhduar me varrimet sa herë që pacientët nuk duan të merren me të.
Me gjithë lojën e fajit, keqpërdorimi i pretenduar i identitetit të këtyre grave është diçka që autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave po shqyrton, në mënyrë që të përcaktojë rolin e luajtur nga organet publike të përfshira në çështje.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta