Abuzimet seksuale me fëmijët, Papa Françesku: Trishtim, katolikët në Francë të mbajnë përgjegjësi

7 Tetor 2021 | 10:27

Papa Françesku tha të mërkurën se ishte i pikëlluar dhe i turpëruar nga paaftësia e Kishës Katolike për t’u marrë me abuzimin seksual të fëmijëve në Francë dhe se Kisha duhet ta bëjë veten një “shtëpi të sigurt për të gjithë”.

“Unë do të doja t’u shpreh viktimave trishtimin, pikëllimin për traumën që kanë pësuar dhe gjithashtu turpin tim, turpin tonë për paaftësinë shumë të gjatë të kishës për t’i vënë ato në qendër të shqetësimeve të saj”, u shpreh Papa.

Duke folur një ditë pasi një hetim i madh zbuloi se kleri francez kishte abuzuar me më shumë se 200.000 fëmijë në 70 vitet e fundit, Papa ftoi katolikët në Francë të merrnin përgjegjësinë për atë që kishte ndodhur.

Një raport i publikuar, mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike të Francës tha se rreth 216 mijë fëmijë ishin viktima të abuzimit që nga viti 1950.

Dokumenti prej 2.500 faqesh i përgatitur nga një komision i pavarur u botua të martën dhe dokumenton dekada abuzimesh dhe fshehje krimesh.

Presidenti i komisionit, Jean-Marc Sauvé, tha në shtypin francez se rreth 3 mijë abuzues të fëmijëve, dy të tretat e tyre priftërinj, kanë punuar në kishë gjatë 70 viteve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026