Abuzimi ndaj fëmijëve online, BE do të publikojë një paketë masash për të luftuar fenomenin

9 Qershor 2020 | 09:40

Bashkimi Evropian pritet të publikojë një paketë masash për të luftuar me më shumë efektivitet abuzimin seksual ndaj fëmijëve sidomos në botën online. Nismë që vjen edhe pas periudhës së izolimit nga pandemia covid 19.

Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE-së , Ylva Johansson shprehet se ajo dëshiron të drejtojë “një luftë më efikase” kundër fatkeqësisë së abuzimit të fëmijëve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin më të ngushtë me kompanitë e mediave sociale.

“Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, materiale që tregojnë për abuzimin seksual të fëmijëve është rritur me 30% në disa shtete anëtare,” ka deklaruar komisionerja për mediat.

Plani i ri, për të cilin Johansson tha se do të paraqitej “së shpejti”, do të përfshijë krijimin e një qendre të re të BE për të ndihmuar shtetet anëtare “të hetojnë, parandalojnë dhe luftojnë abuzimin e seksual ndaj fëmijëve” dhe të lehtësojnë shkëmbimin e informacionit ndërkufitar.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për veprime më të ashpra kundër autorëve.

“Ne kemi nevojë për strategji parandalimi por nuk mund të mbështetemi vetëm tek kjo. Gjithashtu duhet të zbatojmë ligjet kur ato preken dhe të tregojmë se vlerat tona mbizotërojnë, si në botën online ashtu edhe në jetën reale” u shpreh komisionerja.

Ekspertët kanë shfaqur në mënyrë të përsëritur alarmin për fëmijët më vulnerabël të cilët gjatë muajve të fundit kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi duke mos pasur mundësi të kërkojnë ndihmë nga jashtë.  Ekziston gjithashtu shqetësimi se miliona fëmijë që kalojnë më shumë kohë në internet janë në rrezik më të madh për të rënë pre e pedofilëve.

Urgjenca e  këtij problemi u theksua së fundmi pasi  policia gjermane bëri me dije se kishte arrestuar 11 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti pedofilësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026