Abuzimi ndaj fëmijëve online, BE pritet të publikojë një paketë masash
Bashkimi Evropian pritet të publikojë një paketë masash për të luftuar me më shumë efektivitet abuzimin seksual ndaj fëmijëve sidomos në botën online. Nismë që vjen edhe pas periudhës së izolimit nga pandemia COVID- 19.
Komisionerja për çështjet e Brendshme të BE-së , Ylva Johansson shprehet se ajo dëshiron të drejtojë “një luftë më efikase” kundër fatkeqësisë së abuzimit të fëmijëve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin më të ngushtë me kompanitë e mediave sociale. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, materiale që tregojnë për abuzimin seksual të fëmijëve është rritur me 30% në disa shtete anëtare”, tha ajo për mediat.
Plani i ri, për të cilin Johansson tha se do të paraqitej “së shpejti”, do të përfshijë krijimin e një qendre të re të BE për të ndihmuar shtetet anëtare “të hetojnë, parandalojnë dhe luftojnë abuzimin e seksual ndaj fëmijëve” dhe të lehtësojnë shkëmbimin e informacionit ndërkufitar.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për veprime më të ashpra kundër autorëve.
“Ne kemi nevojë për strategji parandalimi por nuk mund të mbështetemi vetëm tek kjo. Gjithashtu duhet të zbatojmë ligjet kur ato preken dhe të tregojmë se vlerat tona mbizotërojnë, si në botën online ashtu edhe në jetën reale”, shtoi ajo.
Ekspertët kanë shfaqur në mënyrë të përsëritur alarmin për fëmijët më vulnerabel të cilët gjatë muajve të fundit kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi duke mos patur mundësi të kërkojnë ndihmë nga jashtë.
Ekziston gjithashtu shqetësimi se miliona fëmijë që kalojnë më shumë kohë në internet janë në rrezik më të madh për të rënë pre e pedofilëve.
Urgjenca e këtij problemi u theksua së fundmi pasi policia gjermane bëri me dije se kishte arrestuar 11 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti pedofilësh.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta