Abuzimi seksual i fëmijëve, karantina ndikoi në shtimin e rrezikut online
Këshilli i Evropës feston 10-vjetorin e hyrjes në fuqi të Konventës për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual. Në 2010, ky instrument ishte i pari në botë që përmendi abuzimin seksual të fëmijëve të kryer për qëllime jo komerciale, dhe në veçanti, brenda një rrethi të besueshëm, ku edhe ndodhin 80% e rasteve të abuzimit.
Pavarësisht progresit të bërë, veçanërisht në ndërgjegjësimin për pasojat e këtij krimi, pandemia e Covid-19 ka zbuluar sa e vështirë është lufta kundër këtij fenomeni, që shtohet gjithnjë e më shumë me përmirësimin e teknologjive të komunikimit dhe informacionit.
Të gjithë treguesit flasin për një qarkullim të shtuar të materialeve abuzive dhe shfrytëzimit online të fëmijëve gjatë izolimit, ndër të tjera, për shkak të kufizimeve të lëvizjes së lirë.
“Izolimet për shkak të Covid-19 shtojnë rrezikun, sepse fëmijët kalojnë më shumë kohë online. Kjo i jep abuzuesve të fëmijëve më shumë shanse mashtrimi përmes emailit ose kontakteve në mediat sociale”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Pejčinović Burić.
Në një shoqëri ku fëmijët dhe adoleshentët kanë gjithnjë e më shumë akses në Internet, qoftë si mjet edukimi apo argëtimi, ata e ekspozojnë veten e tyre duke postuar foto me natyrë eksplicite, pa qenë të vetëdijshëm për rreziqet, si bulizmi kibernetik apo manipulimi psikologjik për qëllime seksuale.
“Detyrimi i fëmijëve për të prodhuar imazhe apo video të tilla duhet bërë ilegale. Kur bëhet fjala për fëmijë dhe adoleshentë që qarkullojnë imazhe të tyre për përdorim privat, duhet shmangur ndjekja penale. Në vend të kësaj, ata duhet të marrin ndihmë nga agjenci të specializuara, veçanërisht pasi në shumë raste mund të konsiderohen viktima të manipulimit”, shtoi ajo.
Por përveç ndërgjegjësimit të fëmijëve, nevojitet edhe përfshirja e prindërve, që të mbrojnë fëmijët e tyre nga rreziqet që i kanosen online.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta