Adaptimi i laboratorëve të check-up për analizat e Covid mund të ulë kostot për qytetarët
Rritja e numrit të testimeve nga shteti, kryerja e ekzaminimeve diagnostifikuese falas ose adaptimi i labortorëve të check-upit dhe të spitaleve për këto testime, mund të ndihmonte shumë në lehtësimin e kostove të papërballueshme të trajtimit të Covid-19 nga qytetarët.
Sikurse u tha në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania, kostoja e diagnostifikimit e kalon disa herë koston e trajtimit.
Nëse një recetë Covid për trajtim 10 ditor varion nga 100 euro deri në 190 euro në varësi të markës së ilaçeve, diagnostifikimi kushton nga 300 euro deri në 600 euro, për person.
Në pjesën më të madhe të rasteve, këto analiza bëhen tek spitalet e klinikat private. Ndërsa në shtet mund të përfitojnë analiza falas vetëm personat që referohen nga urgjenca, 127, ose janë të sëmurë rëndë dhe kanë nevojë për tu shtruar në spital.
Gjithashtu, duke parë se kosto e trajtimit është sa 77% e pagës minimale, dhe disa herë më shumë se sa një pension, qeveria duhet të mbështesë të paktën njerëzit me të ardhura të ulta dhe pensionistët për të përballuar koston e trajtimit nga Covid.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit