Administrata Trump njofton largimin e 700 agjentëve federalë të imigracionit nga Minesota
Administrata Trump po largon 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minesota, tha të mërkurën “cari” kufitar Tom Homan. Ky veprim vjen disa javë pasi dy qytetarë amerikanë u vranë nga agjentët, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin.
“Qëllimi im, me mbështetjen e Presidentit Trump, është të arrij një tërheqje të plotë dhe t’i jap fund kësaj rritjeje, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Homan në një konferencë për shtyp, duke shtuar se një largim i plotë i agjentëve federalë ishte ende i varur nga përparimi i bërë në operacionin e zbatimit të ligjit për imigracionin.
Gjatë dy muajve të fundit, më shumë se 3,000 agjentë federalë të imigracionit kanë mbërritur në Minneapolis, në atë që administrata Trump e ka quajtur Operacioni Metro Surge. Për krahasim, qyteti ka 600 oficerë lokalë të zbatimit të ligjit. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se agjentët kanë arrestuar rreth 3,000 emigrantë pa dokumente që nga fillimi i operacionit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta