Adri Nurellari: Kurti po tenton dialog me Serbinë me ide të shteruara
Adri Nurellari, politolog, thotë se Albin Kurti po udhëhiqet nga ide naive në çështjen e dialogut me Serbinë. Sipas tij Beogradi nuk mund të anashkalohet dhe kjo tentativë është shteruar tashmë. Z. Nurellari në këtë prizëm nënvizoi se kjo mund të vijë nga mosnjohja e realitetit.
“Ideja naive për të folur me serbët vendas është një ide që tregon mosnjohje të procesit dhe situatës në vend. Qeveria e Kosovës është përpjekur vazhdimisht, që prej kohës së UMNIK-ut që të akomodoi serbët për të treguar se Kosova është një shtet multi etnik. Këtë gjë është konsideruar si tradhti nga z. Kurti”, tha ai.
“Qytetarët serbë të Kosovës janë peng të Serbisë, nga një anë joshen me para nga ana tjetër kanë familjarë të tyre. Kosova e ka shteruar përpjekjen për të anashkaluar Serbinë në negociatat me serbët e veriut. Nuk mundet që qeveria e Kosovës të krijoi manovra të vjetra për të evituar dialogun me Beogradin. Paqja bëhet me Beogradin. Konflikti i ngrirë e pengon të zhvillohet Kosovën”, shtoi z. Nurellari.
Politologu e konsideroi papërgjegjshmëri edhe përfshirjen e z. Kurti në fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Sipas z. Nurellari, pasi VV fitoi me 51% të votave në Kosovë mendoi se mund të bëhej vendimtare edhe në Shqipëri.
“Ka treguar një papërgjegjshmëri të jashtëzakonshme, deshi të bëhej një kingmaker edhe në Shqipëri. Vetëm në Gjirokastër ka ardhur katër herë për të marrë 500 vota të lodhura”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Analistët gjykojnë si thelbësore vendosjen në dialogun me Serbinë njohjen e Kosovës
- Akri Çipa analizon mundësinë që ka Kosova për të paditur Serbinë për gjenocid
- Dialogu Kosovë-Serbi, Robelli: Përfshirja e SHBA mund të përshpejtojë një “zgjidhje të kënaqshme”
- Gazetari Egro: Ministrave të qeverisë së Kosovës do t’u duhet kohë të kuptojnë se çfarë po bëjnë
- Donika Emini i cilëson konfuze qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:25 Makina merr para turmën e tifozëve meksikanë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë