Aeroplani i Katarit godet dritat e aeroportit të Milanos gjatë uljes

28 Janar 2026 | 19:29

Një aeroplan transporti ushtarak i Katarit që transportonte personel sigurie për të përforcuar masat në Lojërat Olimpike Dimërore u përplas me një shtyllë ndriçimi të dielën, ndërsa po ulej në aeroportin Malpensa të Milanos.

Avioni katarian C-17 Globemaster II goditi lehtë shtyllën e ndriçimit gjatë fazës së uljes. Pavarësisht incidentit, një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje u mbajt në aeroport me pjesëmarrjen e ambasadorit të Katarit në Itali dhe zyrtarëve vendas.

Aeroplani mbante 104 anëtarë të forcave elitare të sigurisë së Katarit, si dhe automjete të rënda. Ministria e Brendshme italiane tha se forcat e sigurisë së Katarit do të kenë një rol kryesisht edukativ. “Katari është një partner themelor në planin e sigurisë dhe çdo interpretim negativ i marrëveshjes është i pabazuar”, shtoi ministria.

Qeveria italiane ka vendosur rreth 6,000 oficerë policie nga forca të ndryshme, me ndihmën e personelit të Katarit dhe oficerëve të ICE-së, në përgatitje për lojërat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit

Kompania shtetërore franceze e shërbimeve EDF mbylli dy reaktorë të tjerë bërthamorë të enjten, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë vendin, duke e...
21:28 | 25/06/2026

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026

Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit

Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll miratoi sot një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të...
19:43 | 25/06/2026