Afërdita Rakipi: Kushdo që të zgjidhet president i Amerikës do të mbështesë Shqipërinë
Afërdita Rakipi veprimtare e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në një intervistë për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania tregoi se kushdo që të zgjidhet president i SHBA-ve do të mbështesë Shqipërinë.
“Biden është mik i vjetër i shqiptarëve. Ndërsa me Trumpin ende nuk i dihet. Megjithatë duhet të shohim se ku jemi shumicë dhe ku peshon më shumë vota jonë,” u shpreh ajo.
Zonja Rakipi tregoi se komuniteti shqiptaro-amerikan mund të lobojë për Shqipërinë, në veçanti në ato shtete të SHBA-ve ku vota e tyre ka më shumë peshë.
Ajo u shpreh se roli i lobimit të komunitetit shqiptarë ka rënë kohët e fundit. Ai, sipas Rakipit e arriti kulmin gjatë ‘krizës në Kosovë, sepse ishte në media kudo, investimi i Amerikës dhe gjithë botës.’
“Nuk më duket aq i fortë lobimi shqiptar, siç ishte në atë kohë. Megjithatë mund të luajmë një rol kyç,” vazhdoi ajo.
Rakipi tha se presidenti Trump “ka krijuar ndarje jo vetëm brenda komunitetit shqiptar, por edhe brenda Amerikës”.
Duke folur për presidencën e Trumpit dhe ndikimin e saj në çështjen e Kosovës, Rakipi tha se
marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë u përdor për reklamë:
“Trump e përdori marrëveshjen me Kosovën si reklamë, dhe vetëm koha do të tregojë se çfarë vlere do të ketë kjo marrëveshje.”
Kosova, sipas Rakipit “është një vend kyç për amerikanët në rajon”, duke u nisur nga investimi që amerikanët kanë bërë për të ndër vite.
Kosova dhe Serbia firmosën një marrëveshje të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit Trump, për investimet ekonomike të SHBA-ve në rajon, në shtator 2020.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec