Afganët kundër Biden për dhënien e 3.1 mld eurove për viktimat e 11 shtatorit

13 Shkurt 2022 | 08:21

Të shtunën, demonstruesit në Kabul dënuan urdhrin e Presidentit Joe Biden për dhënien e rreth 3.1 miliardë eurove nga asetet afgane të ngrira nga SHBA për familjet e viktimave të 11 shtatorit të Amerikës.

Ata nënvizuan se paratë u përkasin afganëve. Protestuesit që u mblodhën jashtë xhamisë së madhe të kryeqytetit afgan, Eid Gah, kërkuan nga SHBA kompensim financiar për dhjetëra mijëra afganë të vrarë gjatë 20 viteve të fundit të luftës në Afganistan.

Urdhri i Biden, i nënshkruar të premten, akordon 3.1 miliardë euro të tjera të aseteve afgane për ndihma humanitare nëpërmjet një fond besimi të menaxhuar nga OKB-ja për të ndihmuar afganët.

Ekonomia e vendit është në prag të kolapsit pasi paratë u ndaluan të hynin në Afganistan me ardhjen e talebanëve në mes të gushtit.

Në të njëjtën kohë, Afganistani po vuan edhe një krizë urie. Pothuajse 24 milionë njerëz në këtë shtet vuajnë nga uria akute.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026