Afganistan, të paktën 14 viktima nga një sulm kamikaz

30 Prill 2021 | 21:49

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 90 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi kamikaz në një kamion gjatë së premtes.

Eksplozivi i vendosur në një kamion shpërtheu pranë një hosteli në qytetin Pul-e-Alam, i cili ndodhet në pjesën lindore të vendit.

Deri më tani, asnjë nuk ka marrë përgjegjësi mbi sulmin dhe është ende e paqartë përse hosteli ishte objektivi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, përmes një postimi në Twitter ka fajësuar forcat talebane për sulmin.

https://twitter.com/TariqArian3/status/1388194494336708611

Ambientet e hosteleve ofrohen pa pagesë nga qeveria afgane për t’u përdorur nga të varfrit, udhëtarët dhe studentët.

Bombardimi vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë nisur tërheqjen e  trupave ushtarakë nga Afganistani.

Talebanët kanë kërkuar tërheqjen e trupave amerikane brenda datës 1 maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026