Afrimi i festave, spitalet në Itali bëhen gati për një përjetim ndryshe

22 Dhjetor 2020 | 21:24

Spitalet italiane po bëhen gati të përballen me një Krishtlindje ndryshe nga vitet e tjera, pa vizita për pacientët, me më shumë turne për stafin mjekësor dhe në pritje të fillimit të vaksinimit. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, pacientët nuk do të mund të presin vizita nga miqtë dhe të afërmit dhe do të qëndrojnë në izolim.

“Aspekti më i rëndësishëm lidhet me pacientët tanë, që janë në gjendje izolimi total nga jashtë. Ata do t’i kalojnë këto ditë në vetmi. Do të jetë detyra jonë dhe e gjithë personelit të shëndetësisë të mbështesim këta njerëz që janë të brishtë në këtë fazë dhe që me siguri do të ndihen më të brishtë gjatë festave”, thotë Luca Triolo nga spitali “San Filipo Neri”.

Më shumë sesa plakun e Krishtlindjes, italianët po presin nisjen e fushatës së vaksinimit, për të filluar daljen nga pandemia.

Procesi do të nisë teksa BE po përpiqet të arrijë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara dhe pas kritikave të bëra në adresë të Unionit për aprovimin e vonuar të vaksinës.

27 dhjetori, datë e konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të jetë thuajse tre javë pasi vaksina e COVID-19 u administrua për herë të parë në Angli.

Italia deklaroi se vaksinimi do të nisë me punonjësit e shëndetësisë. Praktikantët, mjekët në pension, farmacistët dhe ushtarët do të përfshihen ndërkohë në një fushatë evropiane vaksinimi në një shkallë të paprecedentë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026