Agjencia Evropiane e Barnave merr në rishikim vaksinën ruse “Sputink V”
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha këtë të enjte se do të marrë në rishikim vaksinën ruse “Sputnik V”.
Rregullatori i barnave në Evropë theksoi se do të fillojë rishikimin e vaksinës Sputink V, pasi ka shkaktuar prodhimin e qelizave imune tek të rriturit për të parandaluar infektimin nga COVID-19.
“Këto studime tregojnë se Sputnik V shkakton prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune që parandalojnë koronavirusin SARS-CoV-2 dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen e njerëzve kundër COVID-19”, theksoi EMA në një deklaratë për shtyp.
Në njoftim thuhet se EMA do të vlerësojë të dhënat, ndërsa ato bëhen të disponoheshme për të vendosur nëse përfitimet tejkalojnë rreziqet,
“Rishikimi do të vazhdojë derisa të ketë prova të mjaftueshme për aplikimin zyrtar të autorizimit të marketingut”- thuhet më tej në reagim.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë që mori dërgesat e vaksinës ruse pavarësisht se nuk u miratua nga rregullatori, duke thelluar një krizë politike në pjesën e Evropës Lindore.
EMA ka miratuar deri më tani tre vaksina për përdorim në të gjithë Bashkimin Evropian.
Dritën jeshile për përdorimin e vaksinës e ka marrë kompania Pfizer, AstraZeneca e Universiteti të Oksfordit dhe Moderna.
Ndërsa, është marrë në shqyrtim nga Agjencia Evropiane e Barnave edhe injektimi i dozës së kompanisë “Johnson & Johnson”, ku pritet të japë aprovimin në mes të marsit.
Lexoni gjithashtu:
Pasaporta e vaksinës së BE-së mund të mos jenë gati deri në verë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta