Agjencia shëndetësore e BE-së: Sezoni i gripit mund të jetë i rëndë për të moshuarit

27 Tetor 2021 | 10:12

Sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë për të moshuarit, tha të martën Agjencia Evropiane e Shëndetit Publik.

Lloji kryesor i raportuar i virusit të gripit që qarkullon është ai që prek në mënyrë disproporcionale të moshuarit, tha në një deklaratë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Vaksinat shpesh janë më pak efektive kundër tij, paralajmëroi agjencia. Shumë qeveri evropiane kanë filluar fushatat për të inkurajuar popullatat vulnerabël që të marrin vaksinën kundër gripit.

“Zbulimet e hershme të nëntipit A (H3N2) janë një tregues se sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë, megjithëse nuk mund ta dimë me siguri se si do të duket sezoni i ardhshëm i gripit,” tha Pasi Penttinen, kreu i programit të gripit në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

“Një rritje e madhe e infeksioneve të gripit gjatë pandemisë së vazhdueshme COVID-19 mund të ketë pasoja serioze për të moshuarit dhe ata me sistem të dobët imunitar dhe mund të vendosë një barrë shtesë për sistemet shëndetësore”, shtoi ai.

Përafërsisht 20% e popullsisë sëmuren nga gripi çdo vit, ku një të katërtën e personave të infektuar zhvillohen simptoma.

Të moshuarit dhe njerëzit që janë shtatzënë ose që kanë probleme kronike shëndetësore janë në rrezik më të madh për të përjetuar komplikime të rënda nga gripi.

Agjencia thotë se mijëra njerëz vdesin nga komplikimet e gripit çdo vit në Bashkimin Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026