Agjencitë turistike në protestë, i kërkojnë qeverisë ndihmë ekonomike dhe rihapje të kufijve
Dhjetëra punonjës dhe sipërmarrës të agjencive turistike protestuan mesditën e së enjtes përpara Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit duke kërkuar mbështetje, lehtësime fiskale dhe hapje të kufijve.
Sipërmarrjet dhe punonjësit e turizmit kërkuan ndihmë financiare për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, lejimin e hyrjeve të udhëtarëve, heqjen e taksave lokale, subvencionim të siguracioneve dhe miratim të kuponëve të shërbimit.
Me pankarta nëpër duar dhe të vendosur në distancë fizike nga njëri-tjetri, protestuesit i kërkuan qeverisë “të shpëtojë turizmin në Shqipëri”.
Prej 10 marsit, kur u vendosën masat kufizuese për shkak të pandemisë së COVID-19, sektori i turizmit është bllokuar totalisht. Agjencitë turistike mendohet të jenë sipërmarrjet më të prekura, pasi përveç ndalimit të lëvizjeve, shumica e rezervimeve të kryera më parë u anuluan duke krijuar jo pak probleme financiare.
Sipërmarrësit dhe punonjësit e agjencive ankohen se qeveria nuk ka parashikaur asgjë për t’i ndihmuar, veç përfshirjes në paketën e ndihmës ekonomike për papunësinë.
Lexoni gjithashtu:
Sezoni turistik zgjatet deri më 15 nëntor, hapen aplikimet për plazhet
Hapet sezoni turistik; plazhet me hotele bosh, rezervimet janë anuluar për shkak të pandemisë
Rezarta Delisula: “Destinacion” do të ofrojë këshilla, duke nisur nga turizmi familjar
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta