Ahmetaj: Rritet me 17.89% ekonomia në vend, mbështetje 50 mln euro për turizmin
Zv.kryeministri, Arben Ahemtaj deklaroi se në 3 mujorin e dytë 2020-2021 Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 17.89%.
Ai theksoi se krahasuar më tremujorin e dytë të një viti më parë degët kryesore të ekonomisë tregojnë rritje të konsiderueshme, ku përmendi sektorin e ndërtimit me 41.6%.
Ai shtoi se edhe eksportet janë rritur me 130%, ndërsa importet me 53.6%.
“Këto janë trende të rëndësishme të shërimit ekonomik”, tha më tej zv/kryeministri, teksa shtoi se ka një rritje edhe tek konsumi familjar.
Sipas tij, në periudhën janar 2020-janar 2021 janë rifituar të gjitha vendet e punës që humbëm për shkak të pandemisë, ku dha shifrën prej 692.468 të punësuar.
“Rritja ekonomike po kthehet në trajektore pozitive drejt objektivit për një rritje mesatare vjetore mbi 4.5%, si kemi theksuar në program e qeverisë”, u shpreh ai.
Ahmetaj premtoi mbështetje për sektorët si turizmi, ai i transportit dhe manifaktura.
“50 mln euro mbështetje për sipërmarrjen në sektorin e turizmit, 5 mln euro për sipërmarrjet në fushën e transportit, mbështetje për sipërmarrjet IT”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta