Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
Air France njoftoi sot se ka pezulluar përkohësisht fluturimet midis Parisit dhe kryeqytetit kongolez, Kinshasa, pasi një mjek që udhëtonte në atë linjë u konfirmua se ishte infektuar me virusin Ebola të martën.
Kompania thekson se fluturimet midis Parisit dhe Kinshasës janë pezulluar përkohësisht deri më 27 qershor, raportoi Figaro.
“Në koordinim me autoritetet lokale, janë planifikuar kontrolle të shtuara shëndetësore para hipjes në aeroportin e Kinshasës”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet shëndetësore franceze konfirmuan të mërkurën rastin e parë të Ebolës në vend që nga fillimi i epidemisë aktuale, tek një mjek i cili u kthye nga një mision humanitar në Republikën Demokratike të Kongos.
Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi se pacienti ishte vendosur në një strukturë të specializuar dhe ishte vendosur në izolim, dhe shërbimet kompetente filluan identifikimin dhe monitorimin e personave që ishin në kontakt me të.
Autoritetet thanë se rreziku për popullatën e përgjithshme në Francë dhe Evropë ishte “i ulët”.
Autoritetet thanë sot se numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos është rritur në 1,155, përfshirë 304 vdekje.
“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse