“Air Serbia” rrezikohet nga sulmet me bomba gjatë fluturimeve drejt Rusisë

25 Mars 2022 | 12:17

Kompania ajrore kombëtare serbe ende fluturon për në Rusi, pasi Serbia nuk iu bashkua ndalimit të fluturimeve të BE-së.

Ura ajrore ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është e vështirë për t’u kaluar sepse pak ditë më parë shumë fluturime u detyruan të ktheheshin në Beograd pas ngritjes për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me bomba.

“Ne duhet të përpiqemi të gjurmojmë kërcënimin, qoftë ai me e-mail, një telefonatë apo një letër. Është kapiteni ai që vendos se ku do të ulë aeroplanin, por ai e bën këtë duke pasur parasysh rregulloret ndërkombëtare, kështu që shumë shpesh avionët kthehen në Beograd”, u shpreh Radojko Caran, ndihmës komandanti i brigadës së policisë të Beogradit.

Fluturimi i ‘Turkish Airlines’ nga Moska më 22 mars përjetoi po ashtu kërcënimet për bombë. Procedurat e sigurisë janë të shtrenjta, kështu që ‘Air Serbia’ tashmë ka ulur numrin e fluturimeve në javë, por ka rritur çmimet e biletave.

Eksperti i aviacionit Luka Popoviç beson se BE-ja po mbyll një sy në linjën ‘Air Serbia’ për në Moskë, sepse ata gjithashtu kanë nevojë për një lloj ure ajrore në mënyrë që punëtorët nga Evropa Perëndimore të mund të largohen ose të shkojnë në Rusi.

Ish-ministri i jashtëm i Estonisë, Urmas Pet, u shpreh se ‘Air Serbia’ duhet të ndalojë fluturimet në Rusi, por Komisioni Evropian nuk ka autoritet për ta ndaluar, pasi Serbia nuk është një vend anëtar i BE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës

Arabia Saudite tha të hënën se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur dhe shkatërruar disa dronë të nisur nga territori irakian që synonin objektet e...
15:30 | 27/07/2026

Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Irani do të ishte një çështje kyçe në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trump, ndërsa hipi në një aeroplan për...
15:16 | 27/07/2026

Ukraina godet me dron rajonin e Rostovit, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur

Pesë persona, përfshirë një fëmijë , u vranë në një sulm me dron ukrainas gjatë natës në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, njoftoi të hënën...
15:13 | 27/07/2026