Aksidenti i tifozëve të PAOK-ut, në furgon udhëtonin më shumë persona se kapaciteti
Autoritetet rumune po vazhdojnë hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit fatal rrugor që ndodhi në Rumani ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut, të cilët po udhëtonin për në Francë për të ndjekur ndeshjen kundër Lyon për raundin e 8-të të Europa League.
Sipas mediave greke aksidenti ndodhi në rrugën DN6 -E70, në rajonin e Timis, dhe është një temë kryesore në median rumune, për shkak të ashpërsisë së përplasjes dhe numrit të lartë të viktimave.
Sipas njoftimit të policisë rumune, minibusi në të cilin udhëtonin tifozët grekë u përpoq të parakalonte dhe, ndërsa përpiqej të kthehej në korsinë e tij, fillimisht u përplas me një kamion çisternë. Më pas u hodh në drejtimin e kundërt, ku u përplas me një kamion TIR që po kalonte.
Sipas autoriteteve, në aksident u përfshinë më shumë se dy automjete, dhe përplasja ishte veçanërisht e dhunshme, duke rezultuar në lëndimet fatale të shtatë personave, përfshirë shoferin e minibusit. Në aksident ishte përfshirë edhe një kamion çisternë që transportonte alkool, por nuk kishte rrjedhje.
Sipas mediave rumune, gjithsej dhjetë persona ishin në bord të minibusit, një numër më i madh se kapaciteti i tij i deklaruar. Hetimet janë duke vazhduar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.
Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit