Ndërroi jetë nga aksidenti në Rumani, tifozi i PAOK kishte humbur babanë e tij në të njëjtën rrugë

29 Janar 2026 | 15:27

Dimitris Maronitis është një nga shtatë tifozët e PAOK-ut që humbën jetën në aksidentin tragjik në Rumani. Mediat greke duke cituar të afërmit e të riut raportojnë se ai kishte humbur babanë e tij në të njëjtën rrugë. 

Të afërmit konfirmuan se ai e kishte humbur babanë e tij kur ishte 12 vjeç. Babai i Dimitris ishte shofer profesionist dhe sipas asaj që thanë ata, ai kishte humbur jetën në kamion në të njëjtën rrugë. 

“Furgonin e drejtonte dikush nga grupi. Babai ishte larguar me kamionin në të njëjtën rrugë në Rumani.

Fëmija u rrit jetim që kur ishte 12 vjeç. Ishte fëmijë i vetëm. Ai jetoi me nënën e tij në Selanik vitet e fundit”, tha një i afërm i 27-vjeçarit.

Familjarët theksuan se i riu ishte shumë i lumtur që do të shikonte ndeshjne me miqtë e tij të ngushtë me të cilët humbi jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit

Kompania shtetërore franceze e shërbimeve EDF mbylli dy reaktorë të tjerë bërthamorë të enjten, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë vendin, duke e...
21:28 | 25/06/2026

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026

Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit

Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll miratoi sot një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të...
19:43 | 25/06/2026