Akti terrorist në Vjenë rrit frikën në Europë, Gjermania kontrollon kufijtë

4 Nëntor 2020 | 20:43

Austria po vazhdon të përjetojë jehonat e sulmit terrorist, që shkaktoi katër të vdekur dhe 22 të plagosur. Gjithashtu ky akt ka rritur frikën edhe në shtete të tjera të Europës, të cilat kanë rritur vigjilencën në kufij

Pyetja kryesore që shtrohet është se si një 20-vjeçar i lindur në Austri ka arritur të bashkohet me grupin ekstremist ISIS.?

“Fakti është se terroristi arriti të mashtrojë programin e de-radikalizmit të sistemit të drejtësisë. Ai arriti të mashtrojë njerëzit me të, për të marrë një lirim të hershëm. Prandaj nuk kishte shenja paralajmëruese për radikalizmin e tij”, tha Karl Nehammer, ministër i Brendshëm.

Autoritetet austriake kanë konfirmuar se atentatori ka vepruar I vetëm. Megjithatë 14 veta janë arrestuar, kurse dy shtetas të tjerë zviceranë janë vënë së fundmi nën pranga. ISIS nga ana tjetër ka deklaruar, se ka qenë shkaktari I këtij sulmi terrorist. Gjermania ka vënë pika kontrolli në kufijtë e shtetit.

Ndërkohë Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit (Joint Terrorism Analysis Centre, JTAC) në Britani e ka vënë këtë shtet në gatishmëri për ndonjë sulm të ngjashëm.

“Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit ka ndryshuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nivelin e kërcënimit prej terrorizmit, nga të dukshme në të rendë. Publiku britanik duhet të jetë vigjilent, por jo I alarmuar. Kjo është një masë paraprake”, thotë Priti Patel, Sekretarja e Brendshme e Britanisë.

Pas kësaj ngjarje vazhdojnë hetimet, ndërsa Kancelari i Austrisë është shprehur se “nuk duhet t’i dënojmë të gjithë anëtarët e kësaj feje”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026