Tre gra nga Ukraina, Irani dhe Turqia fituan më 9 janar çmimin për të drejtat e njeriut ‘Olof Palme’ që ndahet në Suedi. Ky çmim vjetor ndahet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të grave.
Marta Chumalo nga Ukraina, Narges Mohammadi e Iranit dhe Eren Keskin nga Turqia u nderuan për “përpjekjet e tyre në luftën për të siguruar lirinë e grave, në një epokë kur të drejtat e njeriut kërcënohen nga lufta, dhuna dhe shtypja”, tha Fondi Përkujtimor Olof Palme në një deklaratë.
Chumalo, një psikologe dhe feministe, u vecua si një nga themeluesit e organizatës joqeveritare “Perspektivat e Grave”, një OJQ që promovon të drejtat e grave dhe lufton dhunën ndaj grave, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Që nga viti 2014, dhe veçanërisht që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Marta Chumalo është përfshirë shumë në rritjen e ndërgjegjësimit për efektet e luftës dhe në adresimin e nevojave të viktimave të saj”, tha fondi.
LEXONI GJITHASHTU: