Aktivisti tregon arsyen pse shqiptarët mbetën pa përfaqësim në Serbi
“Shqiptarët në Serbi mbetën për herë të parë pa përfaqësues, pasi partitë shqiptare ishin të ndara dhe nuk formuan një koalicion”.
Kështu u shpreh për “Euronews Albania”, Muharrem Saliu, drejtues i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi.
“Shqiptarët për herë të parë mbetën pa përfaqësues në parlamentin e Serbisë. Në zgjedhjet e fundit, Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratikë kishin një koalicion në zgjedhjet parlamentare. Janë të njëjtat parti që dolën të ndarë në zgjedhjet lokale. Kjo tregon që ka munguar një koordinim i brendshëm”, tha Saliu.
Sipas tij, pasivizimi i adresave po përdoret për të justifikuar humbjen.
“Pasivizimin po e përdorin si justifikim pasi nuk i kanë bindur qytetarët për të votuar. Ato dolën të përçarë dhe nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Pasivizimi adresave ka ndodhur vazhdimisht, jo vetëm tani. Mendoj se është vonë për të justifikuar humbjet përmes pasivizimit, sepse pasivizimi është heshtur për 5 vite derisa është realizuar dhe më pas është relativizuar nga përfaqësuesit politikë”, deklaroi Saliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran