Aktivistja Elga Mitre: Emancipimi i grave po intimidon burrat, por tabutë duhen thyer

27 Maj 2021 | 21:55

Për aktivisten Elga Mitre një nga stereotipet që nxit dhunën në Shqipëri është dhe koncepti i përgjithshëm se si e shohin burrat shqiptarë gruan. Ajo tha në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania se emancipimi i shpejtë grave po i intimidon burrat duke i shtyrë ata edhe në sjellje agresive.

“Burrat në Shqipëri kanë filluar të ndihen të frustruar për shkak të emancipimit të shpejtë të grave,” – tha Mitre duke diskutuar me ekspertët e pranishëm në studio si sociologu Gëzim Tushi, apo psikiatri Neli Demi.

“Fuqizimi i gruas, gjithë roli që [po merr së fundmi], lëvizja e shpejtë… gratë kanë filluar të kenë vërtetë forcë, të flasin, i bën ata [burrat] të intimidohen dhe shpesh herë ky intimidim, kjo mënyra për të mos menaxhuar frustrimin, i bën pastaj ata më agresiv dhe të dhunshëm,” – u shpreh Mitre, sipas së cilës burrat patriarkalë nuk e menaxhojnë dot situatën kur gruaja është e lirë dhe e pavarur.

Thënë këtë aktivistja Mitre hodhi si mendim për zgjidhje detyrën që shoqëria të reagojë duke mos heshtur por duke folur për të gjitha tabutë.

“Mendoj se duhet të bëjmë dy gjëra, të flasim, nëse unë dëgjoj një rast nuk duhet të mbyll veshët dhe gojën, dhe së dyti duhet të kërkojmë llogari, te vetja, te institucionet […] Nëse do të vijojmë të heshtim dhe t’i mbajmë gjërat tabu do të mbetemi këtu ku jemi,” – theksoi Mitre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021