Aktorit Russell Brand i shtohen 2 akuza të tjera për përdhunim dhe sulm seksual
Policia britanike njoftoi sot se komedianit dhe aktorit Russell Brand i është shtuar një akuzë të re për përdhunim, si dhe për një akuzë tjetër për sulm seksual.
Akuzat e reja, të miratuara nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës, lidhen me dy gra dhe vijnë pas pesë akuzave të ngritura në prill që përfshijnë katër gra të tjera: dy akuza për përdhunim, një akuzë për sulm të pahijshëm dhe dy akuza për sulm seksual, dhe lidhen me ngjarje që datojnë më shumë se dy dekada më parë, raporton Reuters.
Brand, 50 vjeç, do të përballet me akuzat e reja në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster më 20 janar. Një gjyq për akuzat e mëparshme është planifikuar për 16 qershor në Gjykatën e Kurorës në Southwark.
Brand u deklarua i pafajshëm për pesë akuzat fillestare në maj. Dikur prezantues i famshëm britanik dhe ish-bashkëshort i këngëtares amerikane të muzikës pop Katy Perry, Brand ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e tij.
Pasi akuzat fillestare u bënë publike, ai tha se në rininë e tij ishte i pamatur dhe i varur nga seksi, por se “nuk ishte kurrë përdhunues”. Hetimi fillestar nisi në shtator 2023 pasi akuzat u raportuan në Dispatches të Channel 4 dhe në Sunday Times.
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar