Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria Speciale: Janë 1842 zëra, kërkojmë masa mbrojtëse për disa dëshmitarë
Nis seanca e dytë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ish-krerët e UÇK-së nuk janë fizikisht në sallën e gjyqit, por po e ndjekin atë online.
Ndërkohë Prokurorja e çështjes u shpreh gjatë seancës se materiali i aktakuzës përfshin shumë çështje, 1842 zëra, një pjesë e tyre është në trajtën e deklaratave. Ajo theksoi më tej se janë 153 dëshmitarë.
“Përsa i përket hetimeve, disa masa apo hapa hetimore janë në vazhdim e sipër. Një numër i këtyre hapave mund të kthyer vetëm çështja kur të bëhet publike.
Materiali i aktakuzës përfshin shumë çështje, 1842 zëra, një pjesë e tyre është në trajtën e deklaratave, kemi 153 dëshmitarë, një pjesë e tyre të zbardhura apo transkripteve.
Përkthimi i materialeve mbështetëse në shqip ka filluar në mënyrë të vazhdueshme që kur është dhënë aktakuza.”, tha ajo.
Ajo theksoi më tej se Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe viktima.
Parashikojmë që të kemi përkthime të plota brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe viktima.
Parashtrimet do të dërgohen para Gjykatës. Sa i takon afatit kohor për materialin nuk mendoj se ka ndonjë dallim mes prokurorisë e mbrojtjes”, u shpreh prokurorja.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran