Alarmi i OBSH-së: Vdekjet nga COVID mund të arrijnë në 2 milionë para vaksinës

25 Shtator 2020 | 20:11

Bilanci global i viktimave nga COVID-19 mund të dyfishohet në 2 milionë njësi përpara se një vaksinë efikase të jetë në dispozicion të qytetarëve për të frenuar pandeminë.

Kështu ka deklaruar të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Është e paimagjinueshme, por jo e pamundur. Nëse humbasim një milion njerëz në 9 muaj dhe nëse shohim shanset për të pasur një vaksinë në 9 muajt e ardhshëm, atëherë do të jetë e vështirë për të gjithë”, ka thënë doktor Mike Ryan, drejtor i programit të emergjencave pranë OBSH-së.

Numri i vdekjeve në 9 muaj, që nga rënia e koronavirusit në Kinë, po i afrohet 1 milionëshit.

Ndërkohë, kuotat e infektimeve me COVID dhe shtrimeve në spitale po rriten në mbarë Evropën, ku autoritetet duhet të punojnë për të parandaluar virusin në prag të sezonit të gripit.

Ndërkohë, OBSH po vijon bisedimet me Kinën për një përfshirje të mundshme të saj në skemën e financimit COVAX, e projektuar për të pasur një akses të barabartë e të shpejtë në vaksinën anti-COVID.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026