Alarmi i OKB për klimën: Bota nuk po bën sa duhet kundër ngrohjes globale
Kombet e Bashkuara kanë bërë një paralajmërim se bota nuk po bën sa duhet për të luftuar ngrohjen globale. Vitin e kaluar, gjatë konferencës së OKB-së në Glasgou, të gjitha vendet ranë dakord të rishikojnë dhe përforcojnë planet e tyre për klimën. Sidoqoftë, vetëm 24 nga 193 vende përditësuan planet.
Ajo që shqetëson ekspertët është fakti se tre gazrat kryesorë, dioksidi i karbonit, metani dhe oksidi nitrat, prekën nivele rekord në atmosferë vitin e kaluar.
“Të gjitha këto tre gazra kanë thyer rekorde të reja, që do të thotë se nuk kemi parë një përmirësim të atmosferës deri tani. Për shembull, gjatë viteve të fundit pamë bllokada në shumë vende ku emetimet e dioksidit të karbonit kanë rënë, por për shkak të jetëgjatësisë së tyre nuk kemi parë ndonjë përmirësim në atmosferën reale”, thotë Petteri Taalas, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike.
Në më pak se dy javë, liderët botërorë pritet të mblidhen në Egjipt për një konferencë tjetër. Me planetin që po vuan nga stuhitë, vala e të nxehtit dhe përmbytjet me temperaturat 1.2 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial, ekspertët e OKB-së thonë se bota duhet të veprojë me më shumë urgjencë për të ndalur emetimet.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve