Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

12 Shkurt 2026 | 16:53

Një përpjekje e koordinuar midis Italisë dhe Gjermanisë, në prag të Këshillit Evropian informal, ka ngjallur shqetësime mes Francës, Spanjës dhe vendeve të Europës Lindore. Iniciativa, që synon të japë më shumë pushtet qeverive kombëtare, po shihet nga disa si një hap pas në procesin e integrimit evropian.

Sipas disa burimeve diplomatike, aleanca Romë-Berli është fryt i ambicies së kryeministrit gjerman Friedrich Merz, i cili synon të kufizojë eurobond-et dhe të mbështesë një sistem mbrojtjeje të bazuar kryesisht te ushtritë kombëtare. Gjermania ka ofruar 100 miliardë euro për këtë qëllim, duke theksuar prioritetin për sigurinë e saj kombëtare.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbështetur këtë axhendë duke përdorur bashkëpunimin me Berlinin për të forcuar qëndrimin e saj mbi nacionalizmin dhe për të ndaluar hapa të mëtejshëm të integrimit evropian. Propozimet italo-gjermane po perceptohen nga pala tjetër si kufizim i fuqisë së Komisionit Evropian dhe si rrezik për unitetin e bllokut, shkruan La Repubblica.

Në këtë kuadër, marrëdhëniet midis Merz dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, janë konsoliduar përmes një pakti që siguron mbajtjen e saj në detyrë deri në fund të mandatit. Ndërkohë, tensionet me Francën mbeten të larta, veçanërisht mbi çështjen e eurobond-eve dhe presidencës së ardhshme të institucioneve evropiane.

Analistët paralajmërojnë se ky zhvillim mund të rrisë ndasitë midis Veriut dhe Jugut të Europës, duke vendosur në pikëpyetje bashkëpunimin mbi mbrojtjen kundër Rusisë. Samiti i sotëm fillon në një atmosferë të tensionuar dhe pa konsensus të qartë.



Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026