Aleksei Navalny: Putin më helmoi, nuk kam frikë të kthehem në Rusi

1 Tetor 2020 | 08:44

Aleksei Navalny pretendon se ka qenë presidenti rus Vladimir Putin ai i cili e ka helmuar, duke shtuar se nuk ishte aspak i frikësuar për kthimin e tij në Rusi.

“Unë mendoj se Putin është mbrapa krimit dhe nuk kam asnjë version tjetër për atë çka ndodhi”,- tha opozitari i Kremlinit në deklaratën që dha për median gjermane Der Spiegel”.

 Navalny vazhdon të qëndrojë në Berlin, ku edhe u shtrua në spital, direkt pas helmimit në udhëtim.

 “ Nuk ndien asnjë dhimbje por ti kupton se po vdes”,- u shpreh ai duke kujtuar momentin kur agjenti nervor nisi të kishte efekt në trupin  e tij.

Aktivisti opozitar rus shtoi se dëshironte të kthehej në Rusi duke theksuar se qëllimi  tij tashmë ishte të qëndronte i patrembur.

Pak ditë më parë 44 vjeçari bëri me dije se u takua edhe me kancelaren Merkel.

Navalny udhëtoi  nga Rusia drejt Berlinit gjatë muajit gusht pasi u sëmur gjatë një udhëtimi. Ai u trajtua në Berlin ku në mënyrë zyrtare u vërtetua se ishte helmuar me agjent nervor të quajtur  Noviçok, agjent i përdorur gjatë periudhës sovjetike.

Perëndimi ka kërkuar shpjegime nga Kremlini i cili ka mohuar çdo përfshirje në helmim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026