Navalny të evakuohet urgjent për trajtim mjekësor jashtë Rusisë, thonë ekspertët e Kombeve të Bashkuara

22 Prill 2021 | 07:31

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë shprehur alarmin për përkeqësimin e shëndetit të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, për të cilin mjekët kanë paralajmëruar se “mund të vdesë në çdo moment”.

Figura ruse e opozitës ka qenë në grevë urie që nga fundi i marsit, ndërsa është i burgosur në një burg të sigurisë së lartë.

Në një deklaratë të botuar të mërkurën, ekspertë të pavarur të emëruar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut bënë thirrje për evakuimin urgjent mjekësor të Navalny nga Rusia.

Ata thanë se ai po mbahej në një strukturë nën-standarde dhe vuri në dukje se atij i ishte mohuar hyrja e mjekëve që kishte zgjedhur.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që z. Navalny po mbahet në kushte që mund të përbëjnë tortura ose trajtime ose ndëshkime mizore, çnjerëzore ose degraduese,” shkruajnë hetuesit.

“Sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, gjatë ndalimit të një personi, pavarësisht nga arsyeja e ndalimit, shteti mban përgjegjësi të plotë për t’u kujdesur për jetën e tij dhe gjendjen shëndetësore”, shtuan ata më tej.

“Për shkak të kësaj detyre të shtuar të kujdesit, Qeveria e Federatës Ruse duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin fizik dhe mendor dhe mirëqenien e Z. Navalny’, përfunduan ekspertët.

Navalny u arrestua dhe u burgos menjëherë pasi u kthye në Rusi në muajin janar, teksa kishte kaluar pesë muaj duke u rikuperuar në Gjermani nga një sulm i agjentit nervor.

Në shkurt ai u dënua me dy vjet e gjysmë burg dhe u dërgua në një burg në Pokrov.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur se nuk ka asnjë bazë të vlefshme ligjore për arrestimin ose ndalimin e tij.

Lexoni gjithashtu:

Alexei Navalny përshkruan të ushqyerit me forcë në burg, kërkon mjekun e tij

Përkeqësohet shëndeti i Alexei Navalny, avokatët tregojnë gjendjen e tij në burg

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026