Alexei Navalny, kritiku i burgosur i Kremlinit deklaroi se po futet në grevë urie
Alexei Navalny, kritiku i burgosur i qeverisë ruse deklaroi se po futet në grevë urie.
44-vjeçari, i cili është kundërshtari më i hapur i presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij nga Gjermania, ku po kurohej nga një helmim me një agjent nervor, për të cilin fajëson Kremlinin. Autoritetet ruse, megjithatë, e kanë hedhur poshtë akuzën. Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të lirimit me kusht.
Të Mërkurën ai deklaroi në Twitter se çdo i dënuar ka të drejtë të ftojë një specialist për konsultim dhe ekzaminim. Mirëpo, atij nuk i kanë dërguar një mjek për ta kontrolluar, dhe për këtë arsye ka vendosur të futet në grevë urie.
“Edhe pse jam i pafajshëm. Prandaj, unë kërkoj që një mjek të lejohet të më shohë. Përderisa kjo nuk ka ndodhur, unë po futem në grevë urie”, deklaroi Alexei Navalny.
Navalny pretendoi në fillim të këtij muaji se gjendja e tij fizike ishte përkeqësuar në burg dhe se autoritetet e burgut nuk e lejonin mjekun i tij që ta vizitonte.
Në një letër drejtuar zyrtarëve të burgjeve dhe prokurorit të lartë të Rusisë, ai u ankua se kontrollet që bënin rojet e natës ishin torturuese dhe i privonin gjumin.
“Gjendja ime është përkeqësuar. Ndiej dhimbje akute në këmbën time të djathtë dhe ndiej mpirje në pjesën e poshtme të saj,” shkroi Navalny në një nga letrat.
Navalny po vuan dënimin në një burg të veçuar në Pokrov, rreth 85 kilometra në lindje të Moskës, i njohur për kushtet e vështira të paraburgimit. Më parë këtë muaj, Navalny e përshkroi atë si një “kamp përqendrimi”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset